Qeveria e Malit të Zi lëshoi të hënën një deklaratë mbi gjenocidin e Srebrenicës në 1995.
“Qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Zdravko Krivokapić respekton […] Deklaratën e Pranimit të Rezolutës së Parlamentit Evropian të miratuar nga Parlamenti i Malit të Zi në 2009, e cila dënon krimin e gjenocidit në Srebrenicë, të kryer në 1995, si dhe të gjitha krimet e tjera të luftës të kryera gjatë konfliktit në ish-Jugosllavi, ” shkruan qeveria malazeze.
BE dënoi mohimin apo relativimim nga qeveria e Malit të Zi të vrasjes së boshnjakëve në Srebrenicë nga ushtria serbe. Po ashtu edhe Shtetet e Bashkuara.
“Ambasada është e shqetësuar mbi komentet që hedhin dyshim mbiatë që ndodhi në Srebrenicë në 1995. Ne kërkojmë qartësi dhe shpresojmë që qeveria do ta dënojë pa mëdyshje masakrën dhe do ta quajë atë siç ishte – gjenocid“, shkruajti ambasada amerikane në Podgoricë, së bashku me ato hollandeze e bullgare, në një postim në Tëitter të dielën.
Ministri Leposavić u shpreh se gjykata e OKB-së për krimet e luftës në Hagë, e cila klasifikoi masakrat e boshnjakëve nga Srebrenica si gjenocid, nuk kishte asnjë legjitimitet sepse kishte shkatërruar provat në lidhje me trafikimin e organeve të civilëve serbë në Kosovë.
Pas këtyre ngjarjeve, qeveria malazeze gjithashtu tha se “as nuk dëshiron dhe as nuk mund të ndryshojë vendimet e gjykatave ndërkombëtare, as nuk mund t’i shpallë disa kombe gjenocidale dhe të tjerët të shenjtë, sepse kjo është në kundërshtim me parimin që çdo krim është individual, se ai ka autorë specifik dhe, për fat të keq, edhe viktima specifike dhe ata individë të veçantë gjithmonë përgjigjen për krime të tilla “, duke shtuar se” dënon të gjitha krimet e kryera nga çdokush dhe qëndron në solidaritet me familjet e të gjitha viktimave të çdo krimi “.