Të gjithë personat që janë kthyer në Shqipëri nga Italia dhe Greqia duhet të vetë-karantinohen në mënyrë të detyruar. Në rast se nuk zbaton masën e qeverisë, personi do të gjobitet me 5 mijë euro.
Kryeministri Rama lajmëroi sot në mesditë masën ekstreme dhe tha se nga sot do të dalë në rrugë Policia e Shtetit për të bërë verifikimet:
“Ata që janë kthyer 14 ditët e fundit nga Italia apo Greqia të vetizolohen.
Sot do të dalë në rrugë një formacion i përbashkët i Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake dhe do të organizojnë postblloqe të automjeteve.
Do të verifikojnë nëse ka persona që kanë ardhur 14 ditët e fundit nga jashtë. Kush kapet në rrugë do të dënohet me 5 mijë euro gjobë nëse kapet në rrugë.”
Rama i kërkoi qytetarëve të respektojnë masat e marra nga qeveria, të zvogëlojnë sa më shumë kontaktet me personat e tjerë dhe të qëndrojnë sa më shumë brenda.
“Korona zbrapset vetëm me disiplinë dhe solidarit”, u shpreh ai.
Masa drastike e qeverisë vjen pak minuta pasi koronavirusi shkaktoi viktimën e parë në Shqipëri – një 73-vjeçare e shtruar në spitalin e Durrësit prej një jave. Ka dyshime se ajo mund të ketë infektuar të paktën dhe 5 të tjerë.
Për tu informuar më tepër rreth koronavirusit mund të lexoni:
– Për të mësuar se si mund të vetë-karantinoheni (kliko këtu)
– Kur duhet të shqetësohemi për koronavirusin (kliko këtu)
– 9 pyetjet më të shpeshta rreth koronavirusit (kliko këtu)
– Masa më e efektshme për parandalimin e prekjes nga koronavirusi (kliko këtu)
– Masat e marra nga qeveria shqiptare deri tani (kliko këtu)