Qeveria shqiptare ka marrë rreth 30 milionë euro kredi nga Fondi për Zhvillimin e Arabisë Saudite për përmirësimin dhe ndërtimeve në afërsi të rrugës, Tuneli i Ujit të Ftohtë, Vlorë – Marina, Orikum, me gjatë 10 kilometra.
Projekti parashikon ndërtimin e hapësirave për këmbësorët, ndërtimin e shtigjeve përgjatë vijës bregdetare, shëtitore, rrugë për biçikleta paralel me shëtitoren, trotuaret, gjelbërim, ndriçim etj, sipas projektit të Fondit të Zhvillimit, të publikuar në Kuvend. Data e përfundimit të projektit do të jetë 31 dhjetor 2023.
Kredia u morr për 25 vjet, me interes 2% në vit, dhe në 5 vitet e para nuk do ët pagueht principali por vetëm interest. Kjo marrëveshje kredie do të miratohet të hënën, në Kuvend.