Qeveria do të marrë 500 milionë euro borxh në vitin 2021, nga të cilat 400 milionë euro në tregun e brendshëm dhe 100 milionë euro në tregun e jashtëm.
Ky borxh do të përdoret për të financuar investimet publike dhe për të shlyer interesat e borxhit të vjetër.
Lajmin e dha Ministrja e Financave Anila Denaj gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2021, në Komisionin e Ekonomisë në Kuvend, të hënën.
Denaj tha se qeveria do të marrë në total “63,5 miliardë lekë borxh” nga të cilat “49.9 mld lekë në tregun e brendshëm” dhe “13.6 mld lekë në tregun e jashtëm”.
“Pavarësisht nivelit të lartë të huamarrjes në tregun e brendshëm, mund të themi se ai është likuid dhe normat e interesit nuk kanë pësuar rritje kjo është një strategji e mirë për të menaxhuar këtë situatë”, shtoi ministrja.
Qeveria Rama nga viti 2014- e deri më sot ka marrë borxh 3.2 miliardë euro.
Bashkë me borxhin publik të akumuluar deri në vitin 2013, totali i borxhit publik sot shkon në rreth 1,3 triliardë lekë ose rreth 10,2 miliardë euro.