Qeveria, 18 zona rindërtimi për banesat e të pastrehëve nga tërmeti

Nga Exit News
Qeveria, 18 zona rindërtimi për banesat e të pastrehëve nga tërmeti

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj deklaroi sot se qeveria ka miratuar 18 zona në të cilat do të ndërtohen banesat për familjet që mbetën pa strehë prej tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Përmes një deklarate për shtyp, Ministri Ahmetaj u shpreh se 9 nga këto zona do të jenë në Tiranë.

“Qeveria në bashkëpunim me pushtetin vendor ka vlerësuar dëmet duke shpallur zonat ku do të ndërtohet. Këtu nuk bëhet fjalë për të ndërtuar shkel e shko por për një proces të plotë dhe gjithëpërfshirës dhe modelin e banesave”.

Ministri u shpreh se zbatimi i projekteve e ndërtimit do të jenë gati për të filluar punën më 6 shkurt dhe për këtë u kërkoi qytetarëve të aplikojnë në platformën e rindërtimit.

“Enti i banesave ka hapur garën për modelet e shtëpive, pra njësive individuale. Sot që jemi duke folur deri në mbyllje të orarit zyrtar firmoset kontrata për hartimin e modeleve dhe më 6 shkurt do të kemi modelet të cilat njësitë zbatuese, që është Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Tiranës menjëherë pas datës 6 shkrut do të nisë një proces i hapur ligjor zbatimi”.

Ahmetaj tha se në zonat e prekura nga tërmeti janë hapur gjithsej 75 zyra shërbimi dhe se ditët e para “kanë aplikuar rreth 200 familje”.

Zonat e rindërtimit: Durrës; Laç; Laç (zonë e dytë); Thumanë; Bubq; Fushë-Krujë; Vorë; Kavajë; Shijak.

Zonat e rindërtimit në Tiranë: Njësia 4, “Rruga 5 Maji”; NjËsia 8, “Rruga 5 Maji”; Njësia 1, Zona e Ish-Uzinës Autotraktorëve; Njësia 6, Kombinat; Njësia 11, Universiteti Bujqësor i Tiranës; Baldushk; Ndroq; Vaqarr; Zall-Herr.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>