Qeveria ka miratuar sot garancinë e dytë sovrane për bizneset me vlerë 15 miliardë leke, rreth 120 milionë euro. Kjo kredi i jep mundësi bizneseve të aplikojnë të marrë kredi për kapital qarkullues dhe investime.
Ajo është është pjesë e paketës së dytë të ndihmës financiare të miratuar nga qeveria për mbështetjen e bizneseve gjatë krizës së Covid-19.
Kryeministri do të ngrejë një strukturë të posaçme ndërinstitucionale që do të monitorojë ecurinë e kësaj garancie.
Më 11 maj, hyri në fuqi garancia e parë sovrane për bizneset, ku qeveria do të paguaj interesin prej 2.85 për qind dhe bizneset do të paguajnë vetëm principalin.