Qeveria miraton ndërtimin e një parku ere për prodhimin e energjisë

Qeveria miraton ndërtimin e një parku ere për prodhimin e energjisë

Një park për prodhimin e energjisë së erës do të ndërtohet në afërsi të Tepelenës, përgjatë lumit Vjosa. Ky vendim u mor dje nga Këshilli i Ministrave.

Sipas raportit teknik hartuar nga kompania që do të kryejë investimin Alb-Building, ky park, i pari në Shqipëri i këtij lloji, do të ketë gjashtë turbina me fuqi prej 2 MegaWatesh secila.

Sipërfaqja e përafërt e parkut të energjisë së erës pranë Tepelenës – Burimi: Google Maps

Alb-Building e ka marrë lejen për zhvillimin e parkut në Tepelenë që në vitin 2012, nga Qeveria Berisha. Leja u rinovua nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë në vitin 2016. Nuk është bërë ende publike data e fillimit të punimeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>