
Qeveria ka miratuar përdorimin e thuajse 5 miliard lekëve nga fondi i rindërtimit të planifikuar në buxhetin e vitit 2020.
Paratë do të përdoren për riparimin e banesave për ata të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit dhe nuk kanë nevojë për ndërtimin e banesës nga e para.
4 852 410 743 (katër miliardë e tetëqind e pesëdhjetë e dy milionë e katërqind e dhjetë mijë e shtatëqind e dyzet e tre) lekë do të shkojnë për Bashkitë Tiranë, Durrës, Lezhë, Krujë dhe Kavajë.