
Qeveria ka miratuar rritjen e pagave të punonjësve të burgut. Sipas VKM paga e këtyre punonjësve do të rritet me 1 përqind në varësi të viteve të vjetërsisë së punës.
Gjithashtu punonjësve do tu garantohet transporti kur atyre i duhet të udhëtojnë mbi 36 kilometra për të shkuar në punë.
Qeveria merr përsipër të paguajë dhe shpenzimet e qerasë së punonjësit kur ai qendron larg vendbanimit të tij.
Parashikimet e mësipërme do të hyjnë në fuqi në vitin e ardhshëm.
Ky vendim erdhi pas kërkesës së ministres së drejtësisë, Etilda Gjonaj për rritjen e pagave të punonjësve të burgjeve.