Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit do të përfitojnë 40 mijë lekë në muaj pagesë për 12 muaj. Këto paga do të paguhen nga fondi i parashikuar për dhënien e ndihmës nga Covid-19, sipas vendimit të qeverisë të miratuar, të mërkurën, të publikuar në faqen zyrtare të kryeministrisë.
Vendimi cakton se naftëtarët do të plotësojnë të njëjtat dokumenta me personat që kanë humbur vendin e punës për shkak të Covid-19. Vlerësimi për përfitimin e pagës do ta kryejë Drejtoria e Tatimeve brenda 5 ditëve nga plotësimi i të dhënave.
Ky vendim do t’i kushtojë qeverisë rreth 4 milionë euro. Këto para do të merren nga fondi për për dhënien e ndihmës financiare sipas paketave përkatëse për përballimin situatës së krijuar nga COVID-19.