Qeveria i ka propozuar Kuvendit ndryshime kodit penal për shkelësit e karantinës dhe të masave ndaluese të vendosura nga qeveria.
Qeveria propozon nga dënimi me gjobë deri në denimin me burg nga 6 muaj deri në 15 vjet, në varësi të dëmit të shkaktuar nga personi qe ka shkelur karantinimin.
Sipas propozimeve të dorëzuara në Kuvend:
– Shkelja e masave të dhëna gjatë fatkeqësisë natyrore dënohet me gjobë ose me burg deri ne 6 muaj.
– Nëse personi e përsërit shkeljen, ai dënohet me burg nga tridhjetë ditë deri në një vit.
– Nëse shkelja e rregullave ka shkaktuar vdekjen e një personi, shkelësi dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
– Moszbatimi i urdhërit të karantinimi, nga personi i infektuar ose jo dënohet me gjobë ose burgim deri në dhjetë vjet.
– Moszbatimi i karantinimit sjell pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.
– Moszbatimi i karantinimit që ka mundesi të sjellë ose ka sjellë vdekjen e një personit, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.