Ndryshon Kodi Penal: moszbatimi i karantinës dënohet me 15 vjet burg

Nga Exit News
Ndryshon Kodi Penal: moszbatimi i karantinës dënohet me 15 vjet burg

Qeveria i ka propozuar Kuvendit ndryshime kodit penal për shkelësit e karantinës dhe të masave ndaluese të vendosura nga qeveria.

Qeveria propozon nga dënimi me gjobë deri në denimin me burg nga 6 muaj deri në 15 vjet, në varësi të dëmit të shkaktuar nga personi qe ka shkelur karantinimin.

Sipas propozimeve të dorëzuara në Kuvend:

– Shkelja e masave të dhëna gjatë fatkeqësisë natyrore dënohet me gjobë ose me burg deri ne 6 muaj.

– Nëse personi e përsërit shkeljen, ai dënohet me burg nga tridhjetë ditë deri në një vit.

– Nëse shkelja e rregullave ka shkaktuar vdekjen e një personi, shkelësi dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

 – Moszbatimi i urdhërit të karantinimi, nga personi i infektuar ose jo dënohet me gjobë ose burgim deri në dhjetë vjet.

 – Moszbatimi i karantinimit sjell pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

– Moszbatimi i karantinimit që ka mundesi të sjellë ose ka sjellë vdekjen e një personit, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

5 komente

  1. Saimir 9 Prill, 2020 në 2:46 pm

    Po te lusim Zotin te bjere termet. Un me virus ose jo te tan familjen e infektoj se ky badalla thot mbylluni mrend. Kush me dhimbset ma shum se familja ime? Kerkush. Çfare bani kjo shoqeri e dhjere e mender me than ky pusht tet tash 7 vjet per mua qe te meritoj sakrificen time? Asgja . Jeta eshte llogari o Ofeli me syze

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme