Qeveria në detyrë e Kosovës emëron Agrim Krasniqin ministër të Financave

Nga Exit News
Qeveria në detyrë e Kosovës emëron Agrim Krasniqin ministër të Financave

Qeveria në detyrë e Kosovës emëroi të mërkurën Agrim Krasiqin si ministër të Financave.

Kryeministri në detyrë ka marrë këtë vendim, pas dorëheqjes së ministres Hykmete Bajrami, konfirmoi për REL Krasniqi.

Më herët Krasniqi ka shërbyer si zëvendës ministër i Financave.

Hykmete Bajrami ka njoftuar të mërkurën, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, se ka dhënë dorëheqjen.

Ajo njoftoi se do të vazhdojë aktivitetin e saj politik si deputete e LDK.

Bajrami nuk ka zbuluar se çfarë e ka shtyrë të lirojë vendin e kreut të Ministrisë së Financave, por ka preferuar të ndalet te një sërë vendimesh që ka marrë ky institucion nën drejtimin e saj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>