Të paktën dy projekte hidroenergjitike në Shqipëri, të ndërtuara pa mbikëqyrje, kanë dëmtuar biodiversitetin dhe kanë nevojë urgjente për marrjen e masave të monitorimit dhe restaurimit.
Ky është përfundimi i raportit të rrjetit CEE Bankwatch, që monitoron dhe raporton rrisqet që vijne investimet.
Raporti flet për dy hidrocentrale, atë të Rrapunit, pranë Librazhdit dhe të Tërnovës, pranë Bulqizës, të cilët specialistët e CEE Bankwatch i vizituan në qershor 2017.
Të dy këto HEC-e janë financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Nga vizitat, specialsitët shprehen se dëmtimet në mjedis janë të shumta dhe vijnë krysisht si pasojë e mungesës së mbikëqyrjes profesionale gjatë ndërtimit.
Raporti thekson se në Shqipëri ekziston një mungesë pothuajse e plotë e monitorimit dhe zbatimit nga ana e autoriteteve shqiptare. Në të dy projektet e vizituara, shkatërrimi mjedisor ka sjellë edhe efekte sociale, duke qenë se lumenjtë përdoreshin edhe për ujitje.
Në shumicën e rasteve janë të dukshme shkeljet flagrante të ligjeve kombëtare dhe standardeve të institucioneve financiare ndërkombëtare. Disa nga këto shkelje kanë shkaktuar dëmtime të rënda në florën e faunën e zonave.
“Hulumtimi ynë tregon se të ashtuquajturat hidrocentrale të vegjël kanë ndikime të mëdha. Është koha për financuesit të ndalojnë investimet me aktivitet industrial në zonat ekologjikisht të ndjeshme “, shprehet Igor Vejnoviç,ekspert i politikës për hidrocentralet pranë Bankwatch dhe autor i studimit.
Studimi tregon se duhet të bëhet e qartë dhe të theksohet më tepër se projektet në zona ekologjike të ndjeshme, të tilla si parqet kombëtare, ndikojnë shumë tek kafshët e egra, shpendët e rrallë dhe bimësia karakteristike e zonave.
Rapuni 1 & 2
Hidrocentralet Rapuni 1 & 2 ndodhen në lumin Qarrishtë, që rrjedh tërësisht përmes Parkut Kombëtar të Shebenik-Jabllanicës. Zona është nën presion ekstrem nga zhvillimi i hidrocentraleve: 45 koncesione për hidrocentrale janë dhënë brenda kufijve të Parkut Kombëtar.
Edhe pse e ndërtuar në një zonë të ndjeshme dhe me biodiversitetit të lartë, asnjë procedurë e plotë e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis nuk është kryer për këtë projekt.
Vizita në terren ka dokumentuar të paktën tre konflikte të komunitetit me të drejtat mbi ujin, të cilat janë pasojë e mungesës së ujit në lumin Rapun.
Përveç shkeljes së standardeve të prurjeve ekologjike, projekti ka dëmtuar shtëpitë në fshatin Togëz dhe nuk i ka kompensuar banorët.
Tërnovë
Projekti HEC Tërnovë është zhvilluar si një ndërmarrje e përbashkët midis kapitalit kanadez dhe atij shqiptar. Kompanitë pretendojnë se po zbatojnë praktika të mira ekologjike
Vizita në terren identifikoi çështjet kryesore në lidhje me erozionin dhe shpyllëzimin. I gjithë tubacioni grumbullues kalon mbi tokë dhe është i rrethuar nga kodra të eroduara, kryesisht të përbëra nga toka argjilore.
Pjesa qendrore e tubacionit në veçanti ndikohet nga erozioni, në masën që duket se ekziston rreziku i rrëshqitjes së dheut.
Shpyllëzimi ka ardhur si rezultat i punës gërmuese për të krijuar hapësirë për tubacionin. Gjithashtu gërmimet për bazat e tubacionit, rrugët e hyrjes dhe linjat e energjisë elektrike, kanë hequr mbulesën e pemëve dhe vegjetacionit. Kompania u gjobit disa herë për prerjen e pemëve pa leje.
Për të dy rastet e marra në shqyrtim në Shqipëri, raporti rekomandon:
-Marrjen e menjëhershme të masave restauruese;
-Fikthimin e menjëhershem të rrjedhës natyrore;
-Restaurimin e brigjeve të lumenjve;
-Rinegocimin iepërdorit të ujit me komunitetet lokale.