Qeveria nis tenderin për Tunelin e Llogarasë

Nga Exit News
Qeveria nis tenderin për Tunelin e Llogarasë

Qeveria njoftoi të premten hapjen e garës ndërkombëtare për hartimin e projektin inxhinierik të Tunelit të Llogarasë,

Projekti i ndërtimit të Tunelit të Llogarasë do të financohet nga qeveria.

Lajmin e njoftoi kryeministri Rama në prezantimin e planeve të qeverisë, të premten paradite:

“Janë bërë analizat, për parametrat e nevojshëm që lidhen me fizibilitetin, janë ezauruar dhe rrugët e mundshme të realizimit me investime të huaja apo PPP dhe është rënë në fund në konkluzionin se rruga më e mirë është që ky projekt të udhëhiqet dhe të çohet në fund nga qeveria dhe të financohet nga buxheti i shtetit.”

Ndërsa ndërtimi i tunelit do të jetë faza e dytë dhe sipas Ramës, do të ndërtohet ‘nga kompani vendase që kanë eksperiencën për ndërtimin e veprave komplekse’.

Tuneli 6 kilometra i gjatë pritet që të shkurtojë aksin Orikum – Palasë në vetëm 10 minuta rrugë.

Kryeministri theksoi se ndërtimi i tunelit pritet të ketë efekt pozitiv tek turizmi, pasi do të jetë shumë afër dhe me aeroportin e Vlorës.

Qeveria ka miratuar më 10 qershor kalimin e një fondi prej 1, 3 milionë euro Ministrisë së Infrastrukturës, për rishikimin e studimit të fizibilitetit për projektin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë. Ndërtimi i tunelit, sipas qeverisë parashikohet të kushtojë 6,3 milionë euro.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>