Ministrja e Arsimit Besa Shahini nuk dha një datë për hapjen e shkollave. E ftuar në emisionin Open, të Eni Vasilit, ajo tha se “po presim që ekspertët që janë pjesë e task-forcës për koronavirusin, të na thonë se është i sigurt rinisja e mësimit”.
Ministrja sqaroi se viti shkollor do të mbyllet në qershor. Nxënësit të cilët mendojnë, që nuk janë gati t’i japin provimet këtë vit shkollor, mund ta përsërisin vitin shkollor pa u penalizuar. Në diplomën e tyre nuk do jete e shënuar se janë përsëritës, tha Shahini. Dy alternativat për vlerësimin e nxënësve, sipas ministrisë janë:
Në rast se nxënësit do të kthehen në shkollë, vlerësim përfundimtar do të bëhet vetëm në bazë të leksioneve të bëra në shkollë.
Në rast se nxënësit nuk do të kthehen në shkollë, atëherë vlerësimi përfundimtar do të bëhet në bazë të gjithë vitit shkollor.
Të gjitha shkollat e vendit janë mbyllur që me 9 mars, dhe mësimi po kryhet online.