Qeveria nuk ka vendosur ende se kur do të hapen shkollat

Nga Exit News
Qeveria nuk ka vendosur ende se kur do të hapen shkollat

Ministrja e Arsimit Besa Shahini nuk dha një datë për hapjen e shkollave. E ftuar në emisionin Open, të Eni Vasilit, ajo tha se “po presim që ekspertët që janë pjesë e task-forcës për koronavirusin, të na thonë se është i sigurt rinisja e mësimit”.

Ministrja sqaroi se viti shkollor do të mbyllet në qershor. Nxënësit të cilët mendojnë, që nuk janë gati t’i japin provimet këtë vit shkollor, mund ta përsërisin vitin shkollor pa u penalizuar. Në diplomën e tyre nuk do jete e shënuar se janë përsëritës, tha Shahini. Dy alternativat për vlerësimin e nxënësve, sipas ministrisë janë:

Në rast se nxënësit do të kthehen në shkollë, vlerësim përfundimtar do të bëhet vetëm në bazë të leksioneve të bëra në shkollë.

Në rast se nxënësit nuk do të kthehen në shkollë, atëherë vlerësimi përfundimtar do të bëhet në bazë të gjithë vitit shkollor.

Të gjitha  shkollat e vendit janë mbyllur që me 9 mars, dhe mësimi po kryhet online.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>