Qeveria nuk siguron më fermerët nga përmbytjet

Kryeministri Rama ka deklaruar se fermerët duhet t’i sigurojnë privatisht bizneset dhe pronën e tyre nga përmbytjet. Në një takim të organizuar sot me qytetarët e Novoselës, Kryeministri u shpreh se fermerët nuk mund të presin më ndihmë nga qeveria për dëmet që shkaktohen nga dukuritë natyrore.

“Shteti nuk është mamaja që e ka për detyrë të bëjë tre herë në ditë ushqimin, pavarësisht se çfarë bën ti. E thashë këtë jo për atë që iku, por për atë që mund të vijë” – tha Kryeministri.

Qeveria në bashkëpunim me Bashkimin Europian po kryen investime në shtratin e lumit Vjosë për të mos lejuar vërshimin e tij jashtë shtratit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>