Qeveria pagesë direkte për të vetëpunesuarit sa 2 herë rroga e deklaruar; dyfishon pagesat e ndihmës ekonomike dhe papunësis

Nga Exit News
Qeveria pagesë direkte për të vetëpunesuarit sa 2 herë rroga e deklaruar; dyfishon pagesat e ndihmës ekonomike dhe papunësis

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të paguajë direkt të vetëpunësuarit me dyfishin e rrogës së deklaruar mujore. Gjithashtu, ai ka vendosur të dyfishojë pagesën mujore për familjen në ndihmë ekonomike dhe të të papunëve. Kryeministri, në një dalje në facebook njoftoi:

Çdo familje e vetëpunësuar do të marrë dy rroga mujore të deklaruara në shtet.

Të papunët do të përfitojnë dyfishin e pagesës së papunësisë.

Familjet në ndihmë ekonomike do të marrin dyfishin e ndihmës ekonomike.

Kryeministri Rama, gjithashtu përshendeti vendimin e BE-së për të hapur bisedimet me Shqipërinë. Ai tha se qeveria i ka plotësuar kushtet dhe do të vazhdojë t’i plotësoj deri në anëtarësimin në BE.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>