Ndërsa vëllezërit Avdylaj ishin në burg me akuza të rënda për trafik droge dhe grup të organizuar kriminal, qeveria paguante hotelin e tyre për pritjen e të pastrehëve nga tërmeti.
Më 30 nëntor 2019, katër ditë pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, shoqatat e turzimit i dërguar qeverisë listën me 19 hotele në të cilat do të strehoheshin mbi 1 mijë familje. Mes tyre ishte edhe “Hoteli Germany” i Flamur Avdylajt.
Pronari i hotelit Flamur Avdylaj u arrestua në vitin 2018 bashkë me dy vëllezërit, të akuzuar për trafik droge në Shqipëri dhe Gjermani. Ata u arrestuan si pjesë e aksionit “Volvo 4” që zbuloi një laborator heroine në Has.
Vëllezërit Avdylaj ishin të përfshirë dhe në shit-blerjen e votave për Partinë Socialiste në Durrës në fushatën e 2017-ës, siç u zbulua nga audio-përgjimet e bëra publike në 2019 nga gazeta gjermane BILD.
Nuk është e qartë se sa persona u akomoduan në hotelin e tyre, por sipas VKM-së (kliko këtu për të parë dokumentin) shpenzimet e akomodimit do të merreshin përsipër nga fondi i emergjencës me kosto 2 000 lekë dita për person.
Tre muaj më vonë Operacioni Forca e Ligjit (OFL) i kërkoi Astrit Avdylit të justifikonte pasurinë.