Qeveria parashikon 25 zona rindërtimi për banesat e të pastrehëve nga tërmeti

Nga Exit News
Qeveria parashikon 25 zona rindërtimi për banesat e të pastrehëve nga tërmeti

Qeveria parashikon 25 zona rindërtimi për banesat e të pastrehëve nga tërmeti i 26 nëntorit. Nga këto 18 zona janë miratuar dhe 7 zona të tjera janë në pritje.

Kjo u tha nga Kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook.

  • 18 zonat e miratuara janë në: Tiranë (9 zona); Krujë (3 zona); Kurbin (2 zona); Durrës (1 zonë); Vorë (1 zonë); Kavajë (1 zonë); Shijak (1 zonë).
  • 7 zonat në pritje janë në: Krujë (qytet dhe fshat); Kamëz (qytet); Lezhë (qytet); Durrës (qytet); Kavajë (Golem); Shijak (rrethina); Kurbin (fshat).

Kryeministri u shpreh se “studimi për shpalljen e të gjitha zonave të nevojshme vazhdon” ndërsa tregoi se “po përfundohen procedurat e shpronësimeve”.

Planet e Detyruara Vendore (PDV) pritet të dorëzohen më 13 mars. Qytetarët duhet të aplikojnë në platformën online të rindërtimit ose në njësitë përkatëse administrative.

“Pas saktësimit të listës përfundimtare të subjekteve [familjeve] që do të përfitojnë nga Programi i Rindërtimit, listat e përfituesve do të miratohen në Këshillat Bashkiakë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>