Qeveria përgatit godinën jashtë Tiranës për karantinimin e përkohshëm të të shëruarve nga Covid-19

Nga Exit News
Qeveria përgatit godinën jashtë Tiranës për karantinimin e përkohshëm të të shëruarve nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë do të nisë së shpejti punën për të përshtatur karantinën jashtë Tirane, ku do të qëndrojnë pacientët e shëruar nga Covid-19, ata të dyshuar ose me simptoma të lehta.

Të enjten, 26 mars, Kryeministri Rama, ministri Ahmetaj dhe ministrja Manastirliu vizituan godinën e ish-universitetit Kristal, në autostradën Tiranë-Durrës, e cila do të kthehet në karantinë.

Godina parashikohet të jetë gati për 20-30 ditë dhe do të ketë 80 deri në 100 shtretër.

Ajo bën pjesë në skenarin e katërt të qeverisë Rama për koronavirusin, pra për skenarin më të keq: nëse infeksioni Covid-19 do të përhapet përtej parashikimeve dhe spitali Infektiv, me 120 shtretër, dhe ai Shefqet Ndroqi, me 190 shtretër, nuk do të kenë vend për pacientët me koronavirus.

Kati i parë i godinës do të shërbejë si ambient për veshjet e personelit dhe reanimacion për shërbimet bazë, ndeërsa katet e tjera do të kenë dhoma për pacientët.

Çdo kat do ketë një strukturë infermierie, një farmaci, një depozitim të vendosjes së mbetjeve spitalore, një imazheri dhe laborator bazë.

Në disa ambiente do të bëhen edhe instalimet e nevojshme të oksigjenit.

“Sfida është për 30 ditë ta bëjmë spital. Nuk kemi pse mbajmë në spitalin Infektiv njerëz që janë në kushte të lehtësuara, por i çojmë këtu. Kështu i lehtësojmë edhe psikologjikisht mjekët. S’jemi përpara një ‘ububuje’, por të parandalojmë atë që ndodhi në vendet fqinje”, komentoi kryeminsitri Rama.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>