
Qeveria po planifikon të rimbursojë qytetarët dhe bizneset e vogla për rritjen e çmimit të energjisë. Kështu u shpreh Zëvëndeëskryeministri Arben Ahmetaj, pas mbledhjes së qeverisë të mërkurën.
“Paketa specifike do të lancohet nga kryeministri në ditët që vijnë, [..] që do të jetë mbështetëse për familjarët dhe sipërmarrjen e vogël”, u shpreh Ahmetaj.
Rama paralajmëroi të dielën një “krizë të jashtëzakonshme”, si ajo e tërmetit dhe e pandemisë, për shkak të rritjes së pritshme “marramendëse” të çmimeve të energjisë, që do të ndodhë gjatë një “dimri të tmerrshëm”.
Më shumë për këtë mund të lexoni këtu.