Qeveria po punon për sigurimin e vaksinës: Mund të marrim disa formula

Nga Exit News
Qeveria po punon për sigurimin e vaksinës: Mund të marrim disa formula

Qeveria po punon për të siguruar vaksinën anti-Covid, pavarësisht çmimit.

Gjatë një konferencë për shtyp, të martën, kryeministri Rama deklaroi se për momentin qeveria nuk po diskuton çmimin e vaksinës, por vetëm mundësinë për të pasur qasje tek vaksina, në mënyrë që shqiptarët të mos mbesin të fundit:

“Nuk jemi në fazën kur mund të zgjedhim të lirë apo të shtrenjtë, por jemi në fazën kur po bëjmë përpjekje çdo ditë që të garantojnë që të kemi vaksinën në dispozicion duke filluar nga vaksinimin i mjekëve infermierë, mësuesit, punonjëset e policisë dhe më pas të gjithë me radhë. 

Ajo që na duhet është që ne të mos mbetemi bisht dhe të vëmë në dispozicion për këtë kategori njerëzish vaksinën sa më shpejt.”

Rama theksoi se Shqipëria nuk ka avantazhin e vendeve prodhuese të vaksinës apo vendeve të fuqishme, por po punon për ta siguruar atë.

Lidhur me llojin e vaksinës apo çmimet, Rama tha:

“Nuk do të thotë se do të marrin një lloj, mund t’i marrin të gjitha llojet nëse kemi mundësi. Ky është një proces intensiv që po zhvillohet çdo ditë dhe shpresoj që mos mbetemi prapa. Cmimi është gjëja e fundit që diskutojmë në këtë proces.”

Deri më tani të paktën katër vaksina eksperimentale kanë rezultuar efektive në sigurimin e 70-95 për qind imunitet tek vullnetarët: ajo e prodhuar nga AstraZeneca dhe Oxford, vaksina e Modernës, ajo e Biotech dhe Pfizerit dhe ajo e prodhuar nga kompania kineze Sinovac Biotech.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>