Fillon shembja e banesave tek Astiri – Banorët përplasen me policinë

Fillon shembja e banesave tek Astiri – Banorët përplasen me policinë

Sot në mëngjes, qeveria pas më shumë se një viti përballje me rezistencën e banorëve të Astirit, ka vendosur të shembë me forcë banesat, për t’i hapur rrugën projektit korruptiv të Unazës së Re.

Punonjësit e IKMT-së dhe policia kanë filluar të prishin banesat, por ato janë përballur me banorët. Policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe banorët i janë kundërpërgjigjur. Pas përplasjes policia ka arrestuar pedagogun e njohur Ervin Goci dhe disa nga banorët.

Qeveria po i prish ndërtesat pa procedurë dhe kompesim të drejtë, duke shkelur të drejtat e njeriut dhe të drejtat kushtetuese të tyre. Ndërsa Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj shkruan në Facebook:

“Nëse ke marrë paratë apo përqindje në pallat, është e arsyeshme ta ndalosh sabotimin e Tiranës! Partitë e ngritura mbi kulturën e zaptim-bllokimit në pikiatë! FOTOT/ Prishen ndërtimet e kompensuara te Astiri, përfundon bllokimi 2 vjeçar i Unazës”.

Janë të paktën 317 godina të cilat do të prishen, ku banojnë rreth 600 familje dhe veprojnë dhjetëra biznese. Të paktën 163 banesa janë në proces legalizimi, por qeveria ka vendosur të ndërpresë legalizimi, pa i lajmëruar fare qytetarët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>