Qeveria projekt-vendim: Minoritetet do të përdorin gjuhën e tyre zyrtarisht

Nga Exit News
Qeveria projekt-vendim: Minoritetet do të përdorin gjuhën e tyre zyrtarisht

Në rast se pakicat kombëtare përbëjnë 20 përqind të zonës ku jetojnë, ato mund të përdorin gjuhën e tyre.

Ky është vendimi i fundit i miratuar nga qeveria.

Projekt-vendimi përcakton se, personat, pjesë e pakicës kombëtare, duhet të bëjnë kërkesë tek bashkia dhe brenda 60 ditësh nga kërkesa këshilli bashkiak vendos për të.

Kërkesa duhet të bëhet nga të paktën 1 përqind e banorëve të pakicës kombëtare.

Në rast se miratohet kjo kërkesë, këshilli bashkiak mundëson përkthimin në gjuhën e pakicës kombëtare :

  • Të të drejtave të tyre
  • Aksesin në programin e transparencës
  • Gjatë seancave të konsultimit publik
  • Të kërkesave dhe ankesave drejtuar bashkisë
  • Të iniciativave qytetare

Gjithashtu në zonën ku jetojnë këto pakica, do të vendosen tabelat e rrugëve, shesheve të përkthyer në gjuhën e tyre.

Projekt-vendimi vjen në kuadër të 15 kushteve, të vënë nga BE, të cilat Shqipëria duhet t’i ketë përmbushur përpara mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Një ndër kushtet është Miratimi i akteve nënligjore për Pakicat Kombëtar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>