Qeveria propozon përfshirjen e masave kufizuese të epidemisë në kod penal e rrugor

Nga Exit News
Qeveria propozon përfshirjen e masave kufizuese të epidemisë në kod penal e rrugor

Qeveria do t’i propozojë Kuvendit ndryshime të kodit penal dhe rrugor nën gjendje të epidemisë, kjo për të kthyer në normë masat kufizuese të përhapjes së viruseve.

Lajmin e njoftoi Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook. Ndryshimet do të jenë për kushtet e epidemisë nën gjendjen e deklaruar të fatkeqësisë natyrore:

“[…] nga njëra anë do të mbrojnë popullin nga të pabindurit deri në fund të kësaj lufte, nga ana tjetër do të garantojnë lehtësimet e nevojshme në vazhdim, duke siguruar shëndetin e çdo qytetari”.

Kryeministri u shpreh se burgosja dhe heqja e patentës për disa vjet në varësi të shkeljes së kufizimeve “do të kthehet normë bindëse për të siguruar fitoren e luftës” dhe “rimëkëmbjen ekonomike pa cenuar shëndetin e askujt”.

Në kodin penal – Neni 207 – flitet për “karantinën e bimëve dhe kafshëve”, shkelja e saj dënohet me gjobë dhe nuk ka specifikime konkrete.

Prej 10 marsit qeveria ka vendosur me akte normative masa kufizuese të lëvizjeve dhe aktiviteteve ekonomike. Për shkeljen e këtyre masave janë parashikuar gjoba të majme nga 10 000 lekë deri në 700 000 lekë, sekuestrim makine dhe patente deri në 3 vjet.

Dy javët e fundit të marsit, policia e shtetit gjobiti me 340 mijë euro mbi 2 000 qytetarë ndërsa rreth 700 të tjerëve u ka bllokuar makinat.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>