Qeveria propozon zgjatjen e koncesionit të aeroportit të Rinasit me 13 vite

Nga Exit News
Qeveria propozon zgjatjen e koncesionit të aeroportit të Rinasit me 13 vite

Qeveria ka propozuar zgjatjen e koncesionit të aeroportit të Rinasit me 13 vite.

Sipas relacionit të ligjit që është dërguar në Kuvend, afati i koncesionit shtyhet nga 22 vite në 35.

Shtyrja është propozuar kundrejt miratimit të një plani për investime nga koncesionari që mundëson zgjerim të aeroportit dhe ulje me 20% të tarifave për pasagjer.

Plani i investimeve sipas relacionit është rreth 99 milionë euro, shifër e përafërt me atë që deklaroi një ditë më parë kompania koncesionare.

Rreth një muaj më parë, kompania Kastrati u bë koncesionari i ri i TIA-s. Sipas propozimit të ri të qeverisë ajo do të drejtojë aeroportin “Nënë Tereza” deri në vitin 2039.

Aeroporti i Rinasit u dha me koncesion në vitin 2004 me afat 20 vite. Kohëzgjatjes së kontratës iu shtuan dy vjet në vitin 2016. Në këmbim, koncesionari i atëhershëm ra dakord për hapjen e aeroporteve të reja në vend.

Zgjatja e afatit të koncesionit nuk po kryet me tender publik por me propozim të Këshillit të Ministrave dhe pret që të votohet në Kuvend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>