News24 citoi burime të sajat të cilat thonë se nesër qeveria do të publikojë raportin përfundimtar të dëmeve që shkatkoi tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Publikimi do të bëhet në orën 9:30 në “Europe House” në Rrugën Papa Gjon Pali II. Të pranishëm do të jenë Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, Ministri Blendi Çuçi, Kryetarja e Komitetit të Rindërtimit, Milva Ikonomi dhe ekspertë që kanë realizuar raportin.
Dy javë më parë, Kryeministri Rama u shpreh gjatë një vizite në Itali se bilanci i dëmeve i kalonte 1 miliardë eurot. Rreth 700 milionë euro u tha se ishte dëmi nga banesat e qytetarëve, 150 milionë nga fabrikat dhe bizneset dhe 150 milionë të tjera nga veprat publike.
Top-Channel raportoi se kjo shifër mund të ishte fryrë nga qeveria si taktikë për të tërhequr më shumë para nga Konferenca e Donatorëve që do të mbahet më 17 shkurtit në Bruksel.