Qeveria Rama, 1,6 miliardë euro borxh vetëm përmes Eurobondeve

Nga Exit News
Qeveria Rama, 1,6 miliardë euro borxh vetëm përmes Eurobondeve

Qeveria Rama ka marrë 1,6 miliardë euro borxh në tregjet e huaja, përmes Eurobondeve, në periudhën 2015-2020.

Eurobondi është një prej mënyrave se si një shtet merr borxh në tregjet e huaja, në monedhë të huaj.

Në 9 qershor, qeveria shqiptare mori eurobondin e katërt që prej vitit 2010: një eurobond u mor nga qeveria Berisha dhe tre nga Rama.

Exit News sjell më poshtë të dhënat e eurobondeve të marra nga qeveria shqiptare:

  1. Eurobondi i parë është marrë në vitin 2010 nga qeveria Berisha me vlerë 300 milionë euro, maturim 5-vjeçar dhe interes 7.5 për qind. Ky eurobond është shlyer në vitin 2015.
  2. Eurobondi i dytë është marrë në vitin 2015, me maturim 5-vjeçar, në vlerë prej 450 milionë eurosh dhe me një normë interesi 4.75 për qind. Nga ky Eurobond 250 milionë euro nuk janë shlyer ende.
  3. Eurobondi i tretë është marrë në vitin 2018, në vlerën prej 500 milionë euro, me maturim 7-vjeçar dhe normë insteresi 3.5 për qind.
  4. Eurobondi i katërt u mor në 9 qershor 2020, në vlerën prej 650 milion euro, me maturim 7-vjeçar dhe normë interesi 3.625 për qind.

Bie në sy fakti se norma e interesit ka ardhur në ulje nga eurobondi i parë në të tretin. Por për eurobondin e vitit 2020 norma e interesit është më e lartë se norma për eurobondin e vitit 2019.

Qeveria ka planifikuar ta shpenzojë eurobondin prej 650 milionë eurosh:

  1. për të shlyer (rifinancuar) eurobondin e marrë në vitin 2015;
  2. për të plotësuar nevojat për financim për vitin 2020.

Për të lexuar më shumë për marrjen e eurobondit në 9 qershor lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>