Qeveria Rama, karantina do të ngrihet në shtëpinë e pushimit në Durrës

Qeveria Rama, karantina do të ngrihet në shtëpinë e pushimit në Durrës

Karantina do të ngrihet në shtëpinë e pushimit Durrës.

“Në rastin e parë që do të kemi nevojën e karantinës, kemi caktuar të ngrihet në Shtëpinë e Pushimit në Durrës, me OBSH është konstatuar përmbushja e kushteve, me garanci për të gjithë”, tha Kryeministri Rama sot në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Sigurisë për masat e marra për parandalimin e koronavirusit.

Shërbimi i Infektivit në QSUT dhe në spitali Shefqet Ndroqi do të kalojnë pjesërisht në gjendje karantine.

“Gjithnjë të konfirmuara nga OBSH. Urgjenca kombëtare mjekësore ka marrë masat për të përballuar 5000 thirrje në ditë, momentalisht ka 1500”, tha kryeministri.

Në një deklaratë për shtyp, sot Eugena Tomini, Drejtuese e Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike, i bëri thirrje qytetarëve të cilët kanë udhëtuar ditëve të fundit nga Italia të vetë-izolohen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>