Qeveria Rama miraton paketën Anti-KÇK

Qeveria Rama miraton paketën Anti-KÇK

Qeveria Rama miratoi sot në mbledhjen e qeverisë, paketën Anti-KÇK. Lajmi u dha nga Etilda Gjonaj, Ministrja e Drejtësisë në një konferencë për shtyp. Ministrja Gjonaj sqaroi për mediat se:

Vendimet e miratuar sot në qeveri ndryshojnë ligjin antimafia, ligjin për pasuritë e konfiskuara dhe Kodin Penal.

Paketa Anti-KÇK është akt normativ që hyn në fuqi menjëherë dhe ka të bëjë me pasuritë e atyre që janë dënuar për pjesmarrje në grup kriminal.

Pjesë e paketës janë edhe të gjithë ata që janë akuzuar për krime të rënda, terrorizëm, të cilët nuk janë dënuar kurrë dhe lëvizin të lirë.

Këto individë do të provojnë se pasuria që ata kanë buron nga puna dhe jo nga aktiviteti i paligjshëm.

Policia Shtetit, SPAK dhe gjykatat do të kënë ligjin e duhur për të luftuar krimin e organizuar.

Kjo paketë do të jetë një mekanizëm i ri për të ndëshkuar prokurorët dhe gjykatësit që shkelin ligjin, që sfidojnë shtetin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>