Pasi dështoi tre herë për të hartuar një listë me kandidatë për në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg, qeveria Rama ka publikuar një listë të re kandidatësh, pak ditë më parë.
Ajo çfarë bie në sy teksa shikon listën me 17 kandidatë, është se vetëm një prej të propozuarve ka qenë dhe në listat e mëparshme, të hedhura poshtë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE). Ai është ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese Sokol Berberi.
17 kandidatët e propozuar kësaj here nga qeveria janë:
1. Altina Xhoxhaj
2. Arben Braçe
3. Asllan Karaj
4. Darian Pavli
5. Darjel Sina
6. Elira Kokona
7. Genci Bilali
8. Jonela Kita
9. Suzana Frashëri
10. Marjana Semini
11. Oriona Muçollari
12. Përparim Kalo
13. Rezarta Tahiraj
14. Sinan Tafaj
15. Sokol Berberi
16. Sokol Hasani
17. Sonila Bejtja
Të gjithë kandidatët do të duhet të kalojnë procesin e vetingut nëse janë anëtarë aktualë të sistemit të drejtësisë ose një procedurë të ngjashme verifikimi nëse nuk janë.
Aktualisht në procesin e vetingut ndodhet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj.
Pas kalimit të fazës së verifikimit, qeveria duhet të përzgjedhë vetëm tre emra, pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës merr në shqyrtim vetëm tre kandidatë për çdo shtet.