Qeveria rrit shpenzimet publike përpara zgjedhjeve

Qeveria rrit shpenzimet publike përpara zgjedhjeve

Siç është bërë tashmë një gjë e zakonshme gjatë fushatave zgjedhore, qeveria ka rritur shpenzimet për projektet publike që pritet të mbarojnë fiks në kohë për zgjedhjet e qershorit. Për shembull, sheshi Skënderbej në Tiranë do të inaugurohet më 10 qershor.

Megjithëse gjatë fushatave të kaluara ky trend vihej re me rritjen e numrit të punëve publike nëpër qytete, shifrat e publikuara nga Open Data Albania për tenderat publikë tregojnë se sa janë rritur shpenzimet muajt e fundit. Vetëm gjatë muajit mars të këtij viti shpenzimet për projekte publike janë dyfishuar krahasuar me shpenzimet e një viti më parë, duke arritur në rreth 6 miliardë lek, përafërsisht 45 milionë euro.

Prokurimet publike për vitet 2016-2017 dhe parashikimet për muajin maj

Si gjithmonë, këto investime janë planifikuar në atë mënyrë që frytet t’i japin gjatë fushatës zgjedhore dhe qeveria të mund t’i paraqesë si arritje të saja.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>