Qeveria rumune ka vendosur të tërheqë ligjin e shumë debatuar për dekriminalizimin e korrupsionit sipas BBC. Kryeministri Sorin Grindeanu tha se ligji do të tërhiqet ditën e diel.
“Unë nuk dua ta ndajë Rumaninë. Ajo nuk mund të ndahet në dysh”, – tha Kryeministri në një deklaratë për shtyp.
Dhjetra mijëra protestues në qendër të Bukureshtit e përgëzuan njoftimin e Kryeministrit, i cili erdhi pas pesë ditë protestash masive të qytetarëve. Protestat në Rumani kundër miratimin të ligjit kanë qënë protestat më të mëdha që pas rënies së komunizmit në vitin 1989.
Zoti Grindeanu u shpreh se “Kam dëgjuar dhe kam marrë shumë mendime”, përfshirë “edhe zërin e rrugës”.
Ligji, i cili do të hynte në fuqi më 10 shkurt 2017, do të dekriminalizonte korrupsionin nën vlerën 44 mijë euro. Përfituesi kryesor i këtij ligji do të ishte kreu i Partisë Social – Demokrate Liviu Dragnes, i cili akuzohet për korrupsion në vlerën e 24 mijë euro.