Qeveria shpenzoi 25 milionë euro për mjete dhe barna kundër Covid-19

Nga Exit News
Qeveria shpenzoi 25 milionë euro për mjete dhe barna kundër Covid-19

Pajisja me mjetet dhe barnat e nevojshme për të luftuar koronavirusin i ka kushtuar qeverisë deri më tani 25 milionë euro.

Këtë shifër e bëri publike ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në 27 maj, në emisionin ‘Real Story’. Ajo tha se kjo faturë është në përditësim pasi gjatë gjithë kohës ka nevojë për furnizime për barna dhe mjete mbrojtëse:

“Aktualisht rezultatet apo faturat financiare, [është] 25 milionë euro. Është në përditësim e sipër, pra në plotësim sa i përket investimeve, furnizimeve, por do vijojmë dhe me mbështetjen e BE si dhe me partnerët që bashkohen për të vijuar dhe luftuar koronavirusin.”

Bashkimi Europian ka dhuruar 4 milionë euro për të ndihmuar shëndetësinë në luftën kundër Covid-19. Ndërsa qeveria amerikane dhuroi 900 mijë dollarë ndihma për Shqipërinë në mbështetje të luftës kundër koronavirusit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>