Qeveria shpenzon €8 milionë për të blerë dronë nga Turqia

Nga Exit News
Qeveria shpenzon €8 milionë për të blerë dronë nga Turqia

Qeveria shqiptare do të blejë dronë ushtarakë nga kompania turke Baykar Defense, për 8,2 milionë euro.

Në ndryshimin e buxhetit të miratuar më 22 qershor, qeveria i ka dhënë 1 miliardë lekë ministrisë së Mbrojtjes për projektin e dronëve. Ndërsa ministri i Brendshëm Bledar Çuçi, në fillim të qershorit publikoi video nga takimi i tij me përfaqësues të kompanisë turke.

Në dhjetor 2020, qeveria bleu një sistem antidron nga një kompani tjetër turke, National War Technologies Defense Systems Inc. me seli në Antalya. Ky system u ble vetëm nga dy vende, Shqipëria dhe Katari.

 

Lajme te ngjashme