Qeveria shqiptare ka vendosur të largojë forcërisht nga Shqipëria Muhammed Ysir Aydogmus, i cili u ndalua dy ditë më parë nga policia në Portin e Durrësit duke tentuar të nisej për në Bari të Italisë me pasaportë fallco. Ky fakt bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve Anadolu. Por është e paqartë nëse qeveria do të ekstradojë atë në Turqi apo vetëm do ta dëbojë atë nga vendi ynë.
Aydogmus, 39 vjeçari, kërkohet nga Turqia i akuzuar si pjesë e organizatës FETO të klerikut Fetullah Gulen. FETO konsiderohet organzatë terroriste nga qeveria turke, ndërsa Fetullah Gulen si koka pas grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2015. Aydogmus akuzohet gjithashtu si një nga personat që qëndron mbas llogarisë në Twittet @fuatavni e cila që prej vitit 2014 ka publikuar vendime të brendëshme të qeverisë së Erdoganit, komente, fyerje dhe kërcënime ndaj tij.
Kjo llogari në twitter akuzohet se ka manipuluar opozitën turke duke e nxitur kundër qeverisë. Organziata FETO ka një rrjet shkollash nga parashkollor deri në universitet në Sjqipëri. Qeveria turke dhe vetë Presidenti turk Erdogan i kanë bërë presion të vazhdueshëm Shqipërisë të mbyllë shkollat e organziatës FETO. Ambasadori turk para rreth në viti i paraqiti qeverisë një sitë me persona të dyshuar si të lidhur me organizatën FETO duke i kërkuar qeverisë mbylljen e bizneseve të tyre dhe mënjanimin e tyre nga pozicione publike.