Qeveria shqiptare mes atyre që kanë manipuluar publikun, përmes profileve të rremë në Facebook

Qeveria shqiptare mes atyre që kanë manipuluar publikun, përmes profileve të rremë në Facebook

Ish-punonjësja e Facebooku-ut, Sophie Zhang ka denoncuar përmes The Guardian kompaninë për mosveprim ndaj abuzimeve të qeverive me fushatat e profileve fallco.

Ai ka lejuar lidera të botës dhe politikan të përdorin platformën për të gënjyer publikun ose për të sulmuar kundërshtarët, pavarësisht se ishte në dijeni të rasteve.

Me 2.8 miliardë përdorues, Facebook luan një rol të rëndësishëm në diskursin politik të pothuajse çdo vendi në botë.

Por algoritmet dhe tiparet e platformës mund të manipulohen për të shtrembëruar debatin politik.

Një mënyrë për të manipuluar debatin politik është përmes krijimit të “angazhimeve” të rreme – pëlqime, komente, shpërndarje dhe reagime – duke përdorur llogari jo-autentike ose të komprometuara në Facebook.

Këto metoda shtrëmbërojnë perceptimit publik mbi popullaritetin e një lideri politik ose politika të caktuara të qeverive.

Po ashtu angazhimi i rremë mund të ndikojë në algoritmet që identifikojnë lajmet më të rëndësishme të Facebook-ut.

Manipulimi i algoritmeve të Facebook arrin të bëjë një diferencë të madhe në realitetin politik të këtyre vendeve, sipas raportit të The Guardian.

Këto manipulime ndodhin për shkak të një boshllëku në operimin e profileve në Facebook, ku për profilin personal kërkohet identifikim i personit, por një gjë e tillë nuk aplikohet në rastin e profileve faqe.

Zhang njoftoi ekipin e Inteligjencës së Kërcënimeve në Rrjetet e Llogarive/Faqeve të Rreme për dhjetra raste ku po shtrembërohej diskursi politik, mes të cilave ajo ka përmendur edhe Shqipërinë.

Veçnërisht përmendet një rast kur një hetues i Inteligjencës së Kërcënimeve gjeti prova se rrjeti shqiptar, që prodhonte komente jo-autentike nga faqe të rreme, ishte i lidhur me individë pranë qeverisë shqiptare.

Por duket se Facebook nuk e ka ndjekur çështjen.

Raste të ngjashme u raportuan edhe për vende të tjera si Meksika, Argjentina, Italia, Filipinet, Afganistani, Korea e Jugut, Bolivia, Ekuadori, Iraku, Tunizia, Turqia, Tajvani, Paraguai, El Salvador, India, Republika Dominikane, Indonezia, Ukraina, Polonia dhe Mongolia.

Shembulli më flagrant ishte Juan Orlando Hernández, presidenti i Hondurasit, i cili në gusht 2018 po merrte 90% të  angazhimit të rremë në vend.

Në gusht 2018, Zhang zbuloi se stafi i Hernández ishte i përfshirë drejtpërdrejt në fushatën për rritjen e angazhimetlve në faqen e tij, përmes  pëlqimeve të rreme.

Një nga administratorët e faqes zyrtare të Hernández në Facebook, po administronte gjithashtu qindra faqe të tjera

Zhang zbuli se kompania veproi me vonesë për rastin e Hondurasit, pas presionit që ajo ushtroi, por injoroi raste të tjera të rëndësishme.

Një Menaxher i Përgjigjes Strategjike më tha se bota jashtë SHBA / Evropës ishte në thelb si perëndimi i egër me mua si diktator me kohë të pjesshme në kohën time të lirë. Ai e konsideronte këtë një zhvillim pozitiv, sepse në dijeninë nuk ishte zbuluar nga askush para se të mësonte për punën që po bëja, ” tha Zheng.

Një raport i 2019 i Freedom House zbuloi se profilet e kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj në Twitter kishin një pjesë të madhe ndjekësish të rremë.

Exit News ka raportuar më herët se si nëpunësit në ministri të ndryshme udhëzohen të shpërndajnë propagandën qeveritare çdo ditë, si dhe të bashkoheshin me ‘partitë e ndjekjes online’ për të parë videot në rrjetet sociale të kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj, me qëllin rritjen e numrave të shikimit të videos dhe bërjes së komenteve positive.

Ata që nuk pranojnë, rrezikojnë të humbasin vendin e punës.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>