Qeveria shqiptare thirrje Serbisë të ndalojë provokimet në kufi

Nga Exit News
Qeveria shqiptare thirrje Serbisë të ndalojë provokimet në kufi

Ministria e Jashtme e Shqipërisë dënoi aktet vandale ndaj “zyrave të regjistrimit të mjeteve në Zubin Potok dhe në Zvecan.

Në një njoftim për median, Ministria shpreh shqetësimin e qeverisë për “përshkallëzimin e situatës në veri të Republikës së Kosovës”.

“Shqipëria është veçanërisht e shqetësuar për dërgimin e forcave të armatosura serbe pranë kufirit me Kosovën dhe mjetet fluturuese ushtarake të cilët fluturojnë afër dhe sipër hapësirës ajrore të Kosovës, të cilat nxisin individët të provokojnë trazira dhe dhunë, si dhe synojnë destabilizimin e Kosovës”, shkruhet në njoftim.

Gjithashtu, qeveria i bëri thirrje Serbisë “të tërheqë forcat e armatosura të dërguara pranë kufirit me Kosovën”.

Kjo është dita e 7-të e përplasjeve mes Serbisë dhe Kosovës për vendosjen e masës së reciprocitetit të targave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>