Qeveria shtrëngon rregullat për domainet e zëna nga kompanitë private

Qeveria shtrëngon rregullat për domainet e zëna nga kompanitë private

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka kufizuar numrin domaineve dhe nëndomaineve që mund të përdoren nga një person apo kompani private, veprim ky që bie ndesh me Kushtetutën.

Me anë të një vendimi, marrë më 4 qershor, AKEP ka ndryshuar rregulloren Nr.2 “Për regjistrimin e emrave të domaineve nën.al dhe nëndomainet.gov.al”. Sipas ndryshimeve të reja, një person privat mund të mbajë deri në 5 nëndomaine, ndërsa një kompani deri në 15.

Sipas AIS, e cila menaxhon një numër të madh nëndomenesh që përmbajnë të dhëna që mund të aksesohen pa pagesë nga qytetarët, lidhur me funksionimin e qeverisë, kufizimet e reja të bëra nga AKEP në rregullore janë jokushtetuese, pasi kufizime të tilla mund të bëhet vetëm përmes një ligji të ri . Këto ndryshime bien ndesh me ligjin dhe tejkalojnë kompetencat e AKEP-it.

Edhe pse drejtuesit e AIS-it i paraqitën shqetësimet e tyre gjatë konsultimit publik, në shkurt të vitit 2018, ato nuk u morën parasysh. Sipas AIS, “Rregullorja krijon një kontekst për censurë duke detyruar subjektet përdoruese të domaineve.al të kufizojnë numrin e domaineve nën përdorim.”

Muajt e fundit, AKEP është përdorur nga qeveria si organ censurimi. Pak javë më parë, AKEP bllokoi në mënyrë të paligjshme faqen e internetit Kryeministri.com, një faqe që përmes satirës ironizonte qeverinë Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>