Qeveria shtyn miratimin e ligjit të importit të mbetjeve

Qeveria shtyn miratimin e ligjit të importit të mbetjeve

Ndryshimet në ligjin për importin e mbetjeve nuk do të votohen në seancën e së enjtes në Kuvend, ndryshe nga sa ishte parashikuar.

Sipas rregullores së Kuvendit, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, drejtuar nga deputeti socialist Eduart Shalsi, duhet ta kishte diskutuar ligjin në seancën e djeshme ose të sotme, e më pas ta kalonte atë për votim në Kuvend. Por për arsye ende të panjohura, ky komision nuk është mbledhur dy ditët e fundit.

Për rrjedhojë, diskutimi dhe votimi i ligjit të importit të plehrave nuk është përfshirë në rendin e ditës së seancës parlamentare që do zhvillohet nesër.

Ligji, i shumëdiskutuar dhe kundërshtuar, për importin e mbetjeve u miratua në Kuvend më 22 shtator 2016, por ai nuk u dekretua nga Presidenti Nishani. Ky i fundit e riktheu ligjin në parlament më 14 tetor 2016.

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ka shkelur të gjitha procedurat e parashikuara nga ligji dhe afatet e ridiskutimit të dekretit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>