Qeveria ka shtyrë për në janar faljen e mbi 600 të dënuarve të cilëve ua kishte premtuar për fundvit Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Burime për mediat treguan se nga Ministria projektligji dhe të gjitha dokumentat e nevojshme ishin bërë gati, por që sidoqoftë nuk u përfshi në kalendarin e Kuvendit për muajin dhjetor.
Ministrja Gjonaj pati premtuar se mbi 600 të dënuar nuk do t’i kalonin festat në qeli.
Amnistitë aplikohen kryesisht për gratë, të miturit dhe të moshuarit, të cilët nuk kanë kryer krime të rënda. Falje përfitojnë edhe personat që janë në përfundim të dënimeve të lehta dhe ato aplikohen në varësi të kategorizimeve që bëjnë qeveritë.
Hera e fundit kur qeveria ka amnistuar të dënuar ka qenë viti 2016. Asokohe u amnistuan 650 të dënuar, ku vetëm 15 ishin gra.