Qeveria, spektakël me dronë dhe frikësim në shembjet te Astiri

Nga Gerard Gega
Qeveria, spektakël me dronë dhe frikësim në shembjet te Astiri

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) shembi me 10 kilogramë eksplozivë një ndërtesë 6-katëshe te Astiri. Pamjet spektakolare të shpërthimit, të regjistruara me dronë, IKMT i shpërndau në rrjetet sociale.

Ndërtesa në Unazën e Re quhej Egi-Center dhe muajin e fundit strehoi 70 viktima nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilët ankohen se kanë ngelur pa strehë.

Egi-Center prekej nga gjurma e projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe, më saktësisht lotit të parë që përkon me rikonceptimin e Sheshit Shqiponja nga një rrethrrotullim në një kryqëzim me nënkalime.

Shembja e saj ishte njoftuar ditë më parë dhe ishte pjesë e aksionit të nisur ditën e djeshme, ku u shembën edhe 5 ndërtesa të tjera.

Aksioni i sotem i IKMT nga nje tjeter kend, per prishjen e godines 6 kateshe me shperthim te kontrolluar

Gepostet von Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit – IKMT am Freitag, 10. Januar 2020

Edhe kryebashkiaku Erion Veliaj e shpërndau në Twitter duke e përcjellë me mesazhin “Tirana nuk ndalet”.

Dje zoti Veliaj, i cili më herët i ka quajtur banorët e Unazës së Re shpellarë, tha se protestat e tyre për dëmshpërblim ishin false dhe për hir të opozitës.

Përdorimi i eksplozivit dhe spektakolarizimi me dronë dhe regji televizive bëhet njëkohësisht me komentin e kryebashkiakut Veliaj se kauza e banorëve që kërkonin dëmshpërblim do të binte si ngrehinat e tyre pa leje. Në fakt, jo të gjitha ndërtesat ishin pa leje. Për ndërtesat pa leje banorët kishin përfunduar kërkesat për legalizim. Qeveria anuloi procesin dhe u prishi shtëpitë në shkelje të të drejtave të njeriut, pa dëmshpërblim.

Shembja e Egi-Center e çon në 41 numrin e ndërtesave të shembura për projektin e Unazës së Re. Siç Exit News ka analizuar projekti parashikon shembjen edhe të rreth 200 ndërtesave të tjera. Një mënyrë e tillë shembjesh të shoqëruara me deklaratat e zotit Veliaj duket se synojnë frikësimin dhe demoralizimin e banorëve që protestojnë për dëmshpërblim.

Projekti për Sheshin Shqiponja u ndryshua dhe tenderua disa herë pasi në tenderin e parë, kompania fituese DH Albania kishte falsifikuar dokumentet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>