Kryeministri Edi Rama deklaroi të enjten në Opinion se synimi i qeverisë është të vaksinojë gjysëm milioni njerëz brenda majit.
Ai tha se deri tani Shqipëria ka administruar 280 mijë doza dhe ka kontraktuar 2.1 milion doza.
Brenda 3-4 javëve ai tha se do të vijnë edhe 500 mijë doza të tjera nga vaksina kineze Sinovac.
Më vonë tha kryeministri do të merren 106 mijë të tjera nga BE “që nuk kanë lidhje me COVAX por është një instrument i ri”, tha ai. Më vonë nga Pfizer dhe AstraZeneca.
“Kemi kapacitet të vaksinojmë intensivisht”, tha Rama.
Ai tha se qeveria shqiptare është gati t’i vaksinojë brenda 11 ditësh 11 mijë mjekë të Kosovës.
Lidhur me shtimin e rasteve ai tha se janë të lidhura me variantet e reja të Covid-19.