Qeveria tenderon €50 milionë me negocim direkt me kompanitë, pa garë

Nga Arjola Tafaj
Qeveria tenderon €50 milionë me negocim direkt me kompanitë, pa garë

Qeveria ka tenderuar 50 milionë euro me negocim direkt me kompanitë për 100 tenderat e rindërtimit, për vitin 2020. Sipas  raportit të Agjensisë së Prokurimeve Publike, (APP), për vitin 2020, qeveria ka hapur 100 tendera për rindërtimin me vlerë totale 50 milionë euro, ne bazë të marrêveshjes kuadër, me procedurën e negocimit direkt. Nga këto tendera, 73 janë shpallur fituesit dhe 27 janë rishpallur me të njëjtën vlerë për vitin 2021.

Në tërësi, qeveria ka kryer me shumë tendera me negocim direkt me kompanitë se sa ka zhvilluar gara të hapura për tenderat e publikuara gjatë pandemisë dhe tërmetit.

Sipas ligjit të prokurorimeve, procedura e negocimit direkt përdoret në rrethana të jashtëzakonshme dhe ul konkurencën mes kompanive për punën më të mirë, me çmimin më të mirë.

Raporti vjetor i APP-së për vitin 2020 tregon se në total janë kryer 416 tendera me negocim direkt me kompanitë, pa garë, dhe me ofertën sa fondi limit. Vlera e këtyre tendera arrin në 50 milion euro. Sipas APP, numri më i lartë i kontratave ishte gjatë gjysmës së dytë të vitit 2020, edhe për shkak të pandemisë.

Ofertat nga kompanitë për shërbimet e tyre ishin më të larta në krahasim me 2019. Kjo do të thotë se qeveria ka shpenzuar më shumë para në krahasim me një vit më parë.

Gjetjet e raportit janë:

416  tendera janë zhvilluar me procedura me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, për periudhën Janar–Dhjetor 2020.

Ndër to, 191 procedura janё pёrdorur pёr pёrballimin e emergjencave nё kuadёr tё COVID-19 dhe 74 procedura nё kuadёr tё procesit tё rindёrtimit.

Fondin limit total të procedurave të pёrfunduara me fitues (elektronik+negocim pa shpallje) është 134 milionë euro.

Për vitin 2020 vërehet se, numrin më të madh të procedurave të publikuara e zënë procedurat për prokurimin e mallrave me 3780 procedura të publikuara në total ose 59% të procedurave të publikuara.

1571 procedura të publikuara për shërbimet, ose 24 % të totalit.

1089 procedura të publikuara për punët civile, ose 17 % të totali.

332 tendera janë zhvilluar me procedurën “E hapur Ndërkombëtar” me fond limit rreth 20 milione euro.

Për vitin 2020, numrin më të madh të procedurave e zë procedura “kërkesë për propozim” me 3842 procedura të publikuara ose 60 % të numrit total të procedurave të publikuara.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>