Qeveria tenderon në vitin 2020 paratë e buxhetit 2021

Nga Exit News
Qeveria tenderon në vitin 2020 paratë e buxhetit 2021

Qeveria po kalon në Kuvend një akt normativ, i cili do t’i japi mundësi të tenderojë duke filluar që nga nëntori 2020 paratë e parashikuara në buxhetin e viti 2021.

Sipas ligjit të deritanishëm prokurimet për një vit buxhetor mund të bëhen vetëm pas fillimit të vitit, pra me të ardhurat e buxheti të vitit 2021 qeveria mund të prokurojë vetëm pas 1 janarit 2021.

“Tani po e kalojnë si akt ligjor ne parlament. Bashkë me buxhetit do të miratohet e drejta e qeverisë për të prokuruar tendera, në nentor 2020 me paratë e buxhetit 2021”, tha ekonomisti Azmi Stringa për emisionin “Me pak fjalë”, në Euronews.

Qeveria ka parashikuar  të ardhura të fryra për vitin 2021, duket me qëllim që ajo të ketë mudnësi të prokurojë sa më shumë kotnrata para zgjedhjeve.

Parashikimet e qeverisë për të ardhurat përfundimtare për vitin 2020 dhe për vitin 2021 janë mbi 700 milionë euro më të larta se ato që ka bërë FMN-ja për të njejtën periudhë.

“Duke rritur të ardhurat, kemi më shumë mundësi të prokurorojmë më shumë. Këto të ardhura vlejnë për të prokuruar dhe të për të rritur intensitetin në pjesën e parë të vitit, duke qënë se jemi në zgjedhje. Qeveria e ka bërë këtë parashikim vetëm për të bërë tendera”, analizoi Stringa.

LEXO  Qeveria 220 milionë dollarë për pasojat e krizës së koronavirusit

Por nëse këto të ardhura të parashikuara në buxhet nuk do të mblidhet, atëherë, sipas Stringës, “një pjesë e mbetur të vitit 2020, pas zgjedhjeve, këto tendera ose mbeten detyrime të prapambetura, ose do të shtyhen në kohë dhe nuk realizohen ndonjëherë”.

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme