Dje, qeveria u tërhoq nga projektligji për rritjen e kontributeve shoqërore për profesionet e lira. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, zëvendësministrja e Financave Irena Beqiraj tha se sigurimet e kësaj kategorie do të përcaktohen sipas disa kritereve:
- Lloji i profesionit
- Zona ku ndodhet biznesi
- Eksperienca në punë
- Madhesia e biznesit
Opozita sërisht i kundërshtoi këto ndryshime, me argumentin se janë në kundërshtim me Kushtetutën. Deputetët e opozitës kanë kundërshtuar dhe variantin fillestar të projektligjit, ku parashikohej pagesa e kontributeve shoqërore, për profesionet e lira, bazuar në pagën maksimale.