Ministrja e Arsimit Besa Shahini shpërndau sot në Facebook udhëzues elektronikë për maturantët, nxënësit dhe mësuesit në mënyrë që ata të përgatiten për shkollën në kushte shtëpie.
Gjatë paradites së të martës, Ministrja Shahini shpërndau përmbledhje të testeve të maturës shtetërore, ndërsa në drekë një udhëzues për mësimin në kushtet e shtëpisë.
Të hënën qeveria vendosi të pezullojë mësimin deri më 23 mars për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Ministrja Shahini premtoi vazhdimin e mësimit përmes “klasave virtuale” nga: e-mail, Whatsapp, Facebook, Skype etj.
Mësuesit udhëzohen të mbajnë kontakte me prindërit përmes rrjeteve sociale dhe t’i angazhojnë nxënësit me ushtrime të ndryshme.
Ky është pezullimi i dytë brenda një viti shkollor pas pezullimit prej disa javësh që shkollat e vendit patën prej situatës së tërmetit të 26 nëntorit.
Udhëzues për klasat virtuale 👩🏻💻🧑🏻💻. Mësuesit, nxënësit dhe prinderit orientohen këtu për punën online në kushtet e…
Gepostet von Besa Shahini am Dienstag, 10. März 2020
https://www.facebook.com/shahinibesa/posts/2520068118250286?__tn__=-R