
Komiteti Teknik vendosi vaksinim të detyruar për arsimtarët, studentët dhe punonjësit e shëndetësisë, deri më 30 shtator, të hënën.
“Vaksinim i detyruar për grupet e rrezikuara, si studentën, arsimtarët dhe punonjësit shëndetësorë, deri në datën 30 shtator.
Pas kësaj date do të kërkohet paraqitje periodike e testit PCR, përjashtohen ata që nuk mund të bëjnë vaksinën nën këshillën e mjekut”, u shpreh zëvendës ministrja e Shëndetesisë Mira Rakacolli, në konferencën për shtyp.
Ajo theksoi vazhdimin e masave të mëparshme si mbajtja e maskës në ambjente të mbyllura dhe ndalimi i familjarëve në spitale dhe institucionet e kujdesit shëndetësor.